13:29 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dora magjike e Sellmës, e bën Gentën të duket bukur, si asnjëherë më parë

Grimerja e njohur dhe tejet e suksesshme shqiptare me punën e saj e ka dëshmuar se di të bëjë mrekulli, e këtë e bëri edhe me këngëtaren e njohur.

Këtë herë ishte këngëtarja Genta Ismaili, e cila u transformua nga duart magjike të Sellmës, duke marrë një pamje të bukur pas grimit që e aplikoi, shkruan Indeksonline.

Këto fotografi madje i ka ndarë me fansat vetë grimerja në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja Genta Ismaili, kohët e fundit ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të lidhjes së saj me të dashurin e saj turk. /Indeksonline/