22:42 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / AR

Dorëheqjet e serbëve, SHBA: Potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren

Ambasada amerikane në Kosovë është deklaruar për Indeksonline lidhur me dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Siç thonë nga ambasada, kjo ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

“Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje e mosmarrëveshjeve aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetët e të pafajshmëve dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre të Dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale“./Indeksonline/