13:46 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dorëhiqen zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësja e tij

Zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke dhe zëvendësja e tij, Paloma Garcia Ovejero, paraqitën dorëheqje të papritura, të cilat Papa Françesku i pranoi sot.

Në llogarinë e tij në Twitter, Burke shkroi se ai dhe zëvendësja e tij dorëzuan dorëheqjet që do të hynë në fuqi më 1 janar, njoftoi AP.

“Në kohën e tranzicionit në komunikimet e Vatikanit, ne mendojmë se është mirë që Papa të krijojë lirshëm një ekip të ri “, shkroi Burke.

Papa ka emëruar një anëtar të Zyrës së Komunikimit të Vatikanit Alessandro Gisotti si një zëvendësim të përkohshëm.

Ai kohët e fundit shkarkoi redaktorin e gazetave të Vatikanit dhe caktoi një drejtor për të gjitha botimet.