22:31 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Dorëhiqet anëtari i FFK-së, thotë se ka pasur parregullsi

Anëtari i Komisionit për infrastrukturë dhe pranim të Stadiumeve i FFK-së si dhe njëherësh edhe delegat në Ipko Superligë, Mehmetali Hajdini ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet.

Për dorëheqjen e tij Hajdini ka njoftuar përmes një njoftimi në facebook, ku mes tjerash tregon edhe arsyet.

Sipas tij, pa vullnetin e Komisionit të cilit i takonte, FFK ka pranuar disa terrene sportive që nuk i plotësojnë as kriteret minimale.

Ndërkohë, ai ka përmendur edhe faktin sesi delegohen delegatët nëpër ndeshje.

Ky është njoftimi i plotë i Hajdinit:

Për hir të opinionit futbolldashës e kamë parë të arsyeshme që edhe në rrjetet sociale ta publikoj dorëheqjen time nga të gjitha angazhimet që mbaja në FFK !!!
Në kuadër të FFK-së deri më tani isha i angazhuar si :
– Anëtarë i Komisionit për infrastruktur dhe pranim të Stadiumeve, si dhe
– Vëzhgues ( Delegat ) në Superligën e Kosovës !
Kësaj radhe po i publikoj vetëm disa nga arsyet e dorëheqjes time.
Gjat gjithë periudhës sa isha i angazhuar në FFK-ë, në vazhdimësi i kemi njoftuar përgjegjësit kryesor të FFK-së për disa parregullësi që i kemi vërejtur në terenet sportive, ku gjithashtu nga të njejtit si komision kemi kërkuar dhe propozuar që ta përpilojm për zbatim të detyrueshëm një rregullore me kritere minimale konform rregullores dhe propozicioneve të garave, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi gjetur përkrahje nga krerët e FFK-së, ku mund të konkludojm se momentalisht disa terene sportive nuk i plotësojn as kriteret minimale për zhvillim të ndeshjeve zyrtare !!!
Ndërsa sa i përket delegimit të Vëzhguesëve nëpër ndeshje zyrtare, me përgjegjësi e potencojm se delegimi nga komisioni përkatës bëhet pa kurfar kriteri, ku disa vëzhgues ( sidomos nga rajoni i Pejës dhe i Prishtinës ) delegohen gati për qdo xhiro, ndërsa ka vëzhgues që delegohen vetëm dy apo tri herë gjat një sezone, si psh disa Delegat nga Rajoni i Gjilanit ( LRFGJ i ka futur veshët në lesh ) !!!
Edhe për këto parregullësi disa herë janë njoftuar krerët e FFK-së, mirëpo si duket edhe atyre po ju konvenon ( përshtaten ) këto parregullësi !!!???

Të nderuar kolegë të Sportit, e në veqanti kolegë të Futbollit, ju njoftoj se duke i vërejtur ditë e më shumë parregullësit e shfaqura nëpër terenet sportive dhe në pamundësi nga ne për ti ndryshuar qështjet më thelbësore, unë personalisht nuk mundem dhe nuk dua të jem pjesë e këtyre parregullësive, andaj nga sot dorëhiqem nga të gjitha angazhimet që mbaja në kuadër të FFK-së.

Dhasht Zoti që në një të ardhme të përmirsohet gjendja e përgjithshme në Futbollin Kosovar !!!