15:12 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dorëhiqet shefja e Forumit të Gruas në PDK

Partia Demokratike e Kosovës, ka pësuar goditje, pasi e kanë braktisur dy anëtarë të saj. Profesoresha e Ekonomikut, Justina Pula, ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e Shefes së Forumit të Gruas në PDK dhe nga të gjitha pozitat tjera në këtë parti.

Ajo nuk ka treguar arsyen, por ka bërë të ditur se dorëheqjen e ka ofruar kohë më parë. “Moti ka ndodhur. Faleminderit shumë…”, ka thënë zyrtarja e deritashme e PDK-së, kur është pyetur se pse ka dhënë dorëheqje prej Forumit të Gruas së PDK-së.

Ndërkaq, sot ish-anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së Xhevdet Smakiqi, i është bashkuar zyrtarisht Nismës për Kosovën, duke braktisur partinë e Kadri Veselit.