09:34 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Dorëzohen kinezët, nuk ka më miliona në futboll

Shifrat e frikshme që klubet kineze kanë paguar për futbollist evropian si duket kanë marrë fund.

Klubet kineze nuk do të shpenzojnë më shuma të mëdha për të transferuar futbollist të gatshëm, pasi që ata janë të interesuar të investojnë në futbollist të rinj kinez.

“Nuk do të bashkohemi në luftërat e ofertave në tregun e transferimeve pasi që tani po ndryshojmë qasjen tonë për të fuqizuar rininë. Ne do të rrisim me modelin tonë të ndërtimit të një sistemi të rinjve për të bërë vizionin tonë për një formë të ekipit krejtësisht kineze në vitin 2020 dhe për të siguruar që ne vazhdimisht mund të kontribuojmë për një mjedis të shëndetshëm, të qëndrueshëm për futbollin kinez “.

Kujtojmë se klubet nga lindja e largët janë kritikuar shumë për qasjen në futboll, ku kanë paguar paga marramendëse për futbollist si Tevez, Oscar, Hulk etj. /IndeksOnline/

Temat: