10:23 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet i dyshuari në Fushë Kosovë, e dorëzon edhe pistoletën me pesë fishekë

Një person i dyshuar për vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, është vetëparaqitur në Polici.

Siç njofton Policia, i dyshuari ka dorëzuar edhe një pistoletë me pesë copë fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën .

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.