09:24 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet Malcom, po pret thirrje nga Kina

Erdhi krejtësisht papritur në Barcelonë, me shpresë që do të arrijë të shkëlqejë tek ekipi Blaugran.

Por tashmë duket se shpresa për futbollistin Malcom për të bërë një vend tek ekipi katalunas ka vdekur, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Marca’ , Malcom është duke shikuar ofertat që po i vijnë. Liga kineze duket se po e tërheq më shumë brazilianin.

Guangzhou është ndër ekipet e interesuara për shërbimet e talentit.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk llogarit më tek Malcom. Këtë ja ka bërë të ditur në dy ndeshjet e fundit ku nuk e ka thirrur fare./Indeksonline/