08:55 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasje në tentativë në Gjakovë

Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar,  mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.

Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të  tjerë.