22:59 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet PSG, do të pranoj ofertat për Neymar

Nuk ka qetësi për tifozët e Paris Saint-Germain edhe në një të dielë të nxehtë vere.

Klubi po lëshon sinjale të fortë dhe për të parën herë që prej transferimit të tij në vitin 2017, Neymar mund të jetë shumë pranë largimit nga Parisi.

E përditshmja franceze L’Equipe pretendon se klubi është gati të dëgjojë ofertat për yllin i cili ka pësuar tre dëmtime serioze brenda dy viteve të fundit.

Pronarët nga Katari e kanë cilësuar si lojtarin më të rëndësishëm brazilianin deri para pak kohësh, por mesa duket situata ka ndryshuar.

L’Equipe pretendon se i vetmi i pashitshëm te PSG është Kylian Mbappe. Drejtuesit do të bëjnë çmos për ta mbajtur kampionin e botës, madje do të shisnin edhe Neymar.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy destinacionet e mundshme të Neymar.