23:28 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Dorëzohet Reus: Vështirë ta arrijmë Bayern-in

Pas disfatës së rëndë 2-4, të pësuar në derbin kundër Schalke 04, ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, i ndëshkuar me karton të kuq pas një orë lojë, është dorëzuar sa i përket garës për titullin kampion.

Futbollisti i Borussia Dortmund ka pranuar se tashmë do të jetë e vështirë të arrijnë Bayern Munich kryesues, i cili do të ketë mundësinë të dielën të shkojë +4 ndaj verdhezinjve.

“Nuk ka nevojë të diskutojmë nëse ishte ose jo ai karton i kuq. Nuk kisha për qëllim të dëmtoja kundërshtarin tim, por isha me vonesë në atë ndërhyrje dhe për rrjedhojë kishte kontakt. Duke parë ndeshjet që kemi tani, do të jetë e vështirë të arrijmë Bayern-in”, deklaroi Reus. /IndeksOnline/