Dorëzohet Tare: De Vrij largohet nga Lazio në qershor!
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare njoftoi publikun se kanë tërhequr ofertën e rinovimit të kontratës për Stefan de Vrij.
Marrëveshja e tanishme më mbrojtësin do të përfundoj në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.
“Lazio ka tërhequr ofertën për kontratë të re me lojtarin De Vrij. Ai do të largohet në qershor”, ka thënë Tare.
“Ai ka qenë futbollist profesionist dhe shembullor. Ai dha shumë për klubin, por rrugët tona do ndahen në qershor”.
Lazio kishte refuzuar ofertat në drejtim të holandezit gjatë mini-afatit të janarit. Kështu, ai në fund të sezonit do të jetë në gjendje të largohet nga Italia si agjent i lirë.
26-vjeçari erdhi te Lazio në vitin 2014 nga Feyenoord. Ai për klubin italian bëri afro 100 paraqitje dhe shënoi 7 gola.
Klubet e interesuar për futbollistin janë: Manchester City, United, Chelsea, Inter, Liverpool dhe Tottenham./IndeksOnline/