18:05 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Ashtu siç ishte pritur, De Vrij nënshkruan me klubin e ri (Foto)

Skuadra e Interit ka njoftuar publikun se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij.

Ish-lojtari i Lazios ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Interin. Ai pritet të qëndroj në “Guizeppe Meaza” deri në vitin 2023, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari në Serie A u transferua nga Feyenoord. Për Lazion ai bëri afro 100 paraqitje dhe shënoi 8 gola.

Holandezi me ekipin e tij të ri gjatë sezonit të ri do të bëjë gara në Champions League./IndeksOnline/