17:25 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dortmund, bindës ndaj Leverkusenit

Dortmund e ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat bindës 4:0 në derbin e javës së katërt në Bundesligë.

Alcacer realizoi për epërsinë fillestare të vendasve e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Marco Reus realizoi për 2:0 në minutën e 51-të, ndërsa Guerreiro shënoi për 3:0.

Krejt në fund, Marco Reus shënoi për rezultatin përfundimtar.

Pas 4 ndeshjeve, Dortmund i ka 9 pikë me tre fitore dhe një humbje./Indeksonline/