20:29 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Dortmund djersitet për të marrë tre pikë

Skuadra e Dortmund ka shënuar fitore të rëndësishme por tejet të vështirë kundër Hertha Berlin.

Ekipi ‘verdhë e zi’ arriti ta mposhtë kryeqytetasit me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Golin për Dortmundin e shënoi Emre Can në minutën e 58-të.

Me këtë fitore skuadra e Favre ka katër pikë më shumë se Leipzig që është në pozitën e 3-të./Indeksonline/

Mos i humb