22:36 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Dortmund merr kreun e Bundesligës, mposht Hoffenheimin me një lojtar më pak

Borusia Dortmund ka marr kreun e Bundesligës gjermane.

Skuadra e Terzic sonte mposhti në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Verdhëzinjët kaluan të parët në epërsi me golin e Fullkrug në minutën e 18-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Kramaric barazoi shifrat nga penalltia.

Dortmundi e riktheu epërsinë në minutën e 45+3, ku shënoi Marco Reus.

Kur të gjithë prisinin përfundimin e ndeshjes, Ryerson shënoi për rezultatin 3-1 në 90+5.

Kujtojmë që Borusia Dormund nga minuta e 71-të luajti me një futbollist më pak pasi Bensebaini u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, skuadra e Terzic merr kreun e tabelës me 14 pikë, ndërsa Hoffenhaim renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë./IndeksOnline/