16:26 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Dortmund pëson dy gola në pjesë të parë, rrezikon titullin

Ka përfunduar pjesa e parë e javës së fundit në Bundesligë.

Dortmundi është duke pësuar me rezultat 0:2 ndaj Mainzit dhe me këtë rezultat do ta humbasë titullin e kampionit në elitën e futbollit gjerman.

Në anën tjetër, Bayerni është duke avancuar 0:1 ndaj Kolnit.

Me këto rezultate, Bayerni mbetet i pari me një pikë më shumë se Dortmundi.