14:47 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dortmundi s’po ndalet duke marrë talente, transferon fenomenin anglez

Skuadra e Dortmundit duket se këtë merkato e ka synim të transferojë vetëm talente.

Pas Bellinghamit dhe Reinerit, ata kanë kompletuar transferimin e një talenti tjetër, transmeton Indeksonline.

“Sky Sports”-i raporton se Dortmundi ka transferuar 16-vjeçarin e Manchester Cityt, Jamie Bynoe Gittens.

Gittensi, ka arritur në Gjermani dhe në këto momente është duke finalizuar transferimin./Indeksonline/