17:50 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / C E

Dortmundi e Bayerni pësojnë humbje në Bundesliga

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e programit të sotëm të Bundesligas gjermane, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë, dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë pësuar humbje nga kundërshtarët e tyre.

Bayerni u mposht si mysafirë me rezultat 3:1 nga skuadra e Mainz, kurse skuadra e Dortmundit në rolin e vendasit pësoi humbje 4:3 nga Bochumi.

Pavarësisht humbjes së sotme, Bayerni vazhdon të jetë lider i tabelës ku edhe është shpallur kampion i këtij sezoni qysh në xhiron e kaluar, kurse Dortmundi zë vendin e dytë me 63 pikë të tubuara.

Po ashtu, kjo ishte humbja e dytë radhazi për skuadrën e Dortmundit, ku në xhiron e kaluar u mposht pikërisht nga Bayerni me rezultat 3:1.