20:27 / E Diele, 31 Maj 2020

Dortmundi luan “tenis” me Paderbornin, Sancho me hat-trick

Borussia Dortmundi ka mbyllur llogaritë ndaj Paderbornit në 45 minutat e dyta.

Ekipi mik fitoi me rezultatin 1-6 në një ndeshje që ishte me dy fytyra. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë nisi dhe furia e miqve.

Vedhezinjtë shënuan fillimisht me Hazardin. Belgu hapi ndeshjen në minutën e 54′. Nuk e kishte të vështirë të përcillte topin në rrjetë, pasi sfera mbeti në zonë për 0-1.

Më vonë ishte Sancho që dyfishoi 3 minuta më vonë she shfaqi një mesazh kundër racizmit.

Vendasit ngushtuan diferencën me një penallti të dyshimtë në të 72′ me Heuneimier, por sërish Sancho nuk fali për 1-3.

Goli i bukur i anglezit vulosi gjithçka, pasi ekipi mik nuk ndaloi më së shënuari, Hakimi, Schmelzer dhe Sancho vulosën gjithçka për 1-6. Talenti anglez rikthehet në formacion me një hat-trick të tij duke heshtur kritikat.

Mos i humb