09:26 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dortmundi përgatit largimin e Peter Bosz?

Skuadra e Borussia Dortmund është afër ta shkakrkoj nga detyra trajnerin, Peter Bosz, transmeton IndeksOnline.

Klubi gjerman barazoi 4 me 4 në derbin kundër Schalkes, edhe pse ishte në epërsi gjatë pjesës së parë me 4 gola.

Por, ndeshja në fund përfundoi me rezultat 4-4. Kjo situatë nuk është duke i pëlqyer drejtuesve të Dortmundit, të cilët priten që shumë shpejtë ta marrin vendimin për ish-trajnerin e Ajaxit.

Kujtojmë se 54-vjeçari erdhi në “Iduna Park” nga skuadra holandeze gjatë këtij sezoni./IndeksOnline/