23:01 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / C E

Dortmundi siguron kualifikimin, Milani në “dorë” të fatit

Dortmund ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët mposhtën Milanin në “San Siro” me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve.

Golat për Dortmundin i shënuan Reus në minutën e 10-të, Bynoe-Gittens në minutën e 56-të dhe Adeyemi në minutën e 59-të.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Chukuwueze në minutën e 37-të.

Dortmundi siguron vendin e parë me 10 pikë, 7 ka Newcastle në vendin e dytë , PSG ka 6 pikë në vendin e tretë derisa Milani është e fundit me 5 pikë.

Vendi i dytë mbetet i mundshëm për të tri skuadrat në xhiron e fundit. /IndeksOnline/