12:17 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Dortmundi vetëm 80 milionë për transferime, “godet” me Moratan

Borussia Dortmund i ka vetëm 80 milionë euro për transferime gjatë afatit të verës.

Klubi nga Bundesliga e ka ndërmend të sjellë yje në skuadër, por nuk kanë para të mjaftueshme, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Bild”, Dortmund do të bëjë “goditjen” e parë, duke sjellë në “Iduna Park”, sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata.

Spanjolli iu bashkua Bluve të Londrës gjatë këtij sezoni me vlerë 65 milionë euro. Ai bëri 44 paraqitje dhe shënoi vetëm 15 gola.

Përvec Dortmundit, të interesuar për 25-vjeçarin janë edhe disa klube tjera, përfshi Juventusin./IndeksOnline/