23:15 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Douglas Costa: Kurr nuk kam parë një lojtar si Ronaldo

Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus pas nëntë vitesh te Real Madridi ku arriti të fitoj gjithçka.

Portugezi ka impresionuar që në ditët e para edhe pse ende nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje.

Sipas yllit të Juventusit, Douglas Costa, Ronaldo është një njeri i “pakapshëm” në stërvitje.

“Është e pamundur të ndjekësh Cristiano Ronaldon në stërvitje. Kur të arrijmë, ai tashmë është duke u trajnuar, kur ne largohemi ai vazhdon ende trajnimin, kurrë nuk kam parë një lojtar të tillë”, ka thënë Costa.

Ronaldo u transferua nga Real Madrid për rreth 100 milionë euro. /IndeksOnline/

Temat: