13:47 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dr.Dre akuzon bashkëshorten për vjedhjen e parave nga kartela bankare

Reperi i famshëm amerikan, Andre Romelle Young i njohur si Dr.Dre po e akuzon bashkëshortën e tij për keqpërdorim të kartelës bankare.

Dr.Dre thotë se gruaja e tij i ka vjedhur para nga kompania që e kishin së bashku e quajtur “Recors One”.

Dre pretendon se nga kartela e tij janë tërhequr 363,571.85 $.

Për këtë, ai ka angazhuar avokatë dhe në rast se gruaja nuk ia kthen paratë, ai do të ngre padi ndaj saj./Indeksonline/