75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Drake dhe Ed Sheerani “mbretërit” e platformës Spotify

Drake dhe Ed Sheerani janë shpallur artistët më të ndjekur të dekadës në Spotify, janë këto shifra të konsoliduara në 10 vjetë e fundit.

Bazuar në shprehitë e dëgjimit të më shumë se 248 milionë përdoruesve në të gjithë botën, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, Drake u shpall zyrtarisht artisti më i streamuar i dekadës, duke arritur 28 miliardë streame totale.

Ai u pasua në listë nga Ed Sheerani, Post Malone, Ariana Grande dhe Eminemi.

Megjithatë, superylli britanik Ed e kryesoi renditjen e këngëve më të streamuara në vitet 2010 me “Shape of You”, e cila i arriti mbi 2.3 miliardë streame totale që nga fillimi i dekadës.

Once Dance i Drake me Kyla dhe WizKid, Rockstar i Post Malones me 21 Savage, Closers i The Chainsmokers me Halsey dhe Thinking Out Loud i Sheeran e përmbyllën top pesëshen.

Për vitin 2019, ishte reperi Post Malone ai që e zuri vendin e parë me më shumë se 6.5 miliardë streame, i pasuar nga Billie Eilishi, e cila gjithashtu i siguroi më shumë se 6 miliardë. Ariana Grande, Ed Sheeran dhe Bad Bunny e kompletuan top pesëshen.

Në top listën e albumeve më të streamuara, Billie u bë artistja e parë femër që e siguroi pozitën numër një me When We All Fall Asleep, Where Do We Go?, ndërsa ishte Shawn Mendes dhe hiti veror i duetit me Camila Cabello, Senorita, ai që zuri vendin e parë për singlet me më shumë se një miliardë streame.