15:14 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Drake tregon arsyen se pse nuk është martuar deri më tani

I ftuar në podcastin “The Really Good”, Drake ka rrëfyer për herë të parë arsyen se pse ai nuk është martuar deri më tani.

Reperi tha se martesa i duket si një koncept i kohëve të lashta, teksa shtoi se nuk mendon që ai mund t’i ofrojë partneres atë që kërkon pasi puna është gjëja më e rëndësishme për të.

“Unë nuk e di. Duket si një gjë nga kohët e lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do ta bëj përfundimisht, por nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonte nga unë. Mendoj se jeta ime, puna ime është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Drake.

Ky i fundit ka shtuar se nuk do që të martohet ‘sepse thjesht nuk do që të zhgënjejë dikë’.

Kur u pyet se çfarë cilësish dëshiron që të ketë partnerja e tij, ai tregoi se i pëlqen një njeri që është vetvetja dhe nuk është kopje e dikujt tjetër.

“Më pëlqen dikush që është vetvetja që nuk është thjesht një kopje e dikujt, e ndonjë personi që unë e kam parë disa herë gjatë jetës time. Më pëlqen dikush me ses humori”, u shpreh reperi.

Kujtojmë që Drake ka një djalë 6-vjeçar, Adonis, nga lidhja me ish-partneren franceze, Sophie Brussaux.