10:32 / E Hënë, 10 Janar 2022 / B O

Drama Djokovic po vazhdon në Australi, thuhet se është arrestuar sërish, e pret deportimi!

Drama shumëditore e Novak Djokoviçit në Australi po vazhdon.

Një gjykatë në Australi e ka shpallur të pafajshëm tenistin serb, por sipas babait të tij, Djokovic është arrestuar menjëherë më pas për shkak se nuk është i vaksinuar.

Lajmi është mohuar nga zyrtarët australianë. Çështja ka mbetur tani tek ministri i Emigracionit i cili do të vendos nëse do t’i anulojë sërish vizën.

Në rast se Djokovic e fiton gjyqin, shteti australian duhet t’i paguaj atij dëmin prej 500 mijë eurosh.

Një vendim i ri për të pritet të merret brenda pak orëve. Në rast se ministri nuk i jep lejen e vizës, Djokovic pritet të deportohet nga Australia./Indeksonline/