08:58 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Dramë dhe spektakël në NBA, Blazers dhe Bucks shënojnë fitore

Milwaukee Bucks kanë arritur të shënojnë fitoren e dytë kundër Boston Celtis në kuadër të ‘Play Off’-it.

Ekipi i Bucks në krye me Antetokounmpo arriti të fitojnë me rezultat 123-116, shkruan Indeksonline.

Giannis ishte lojtar i më i mirë tek Milwaukee. Ai arriti të shënoj 32 pikë dhe të shtoj tetë asiste e 13 kërcime.

Ndërsa tek Celtics, më i miri ishte Irving me 29 pikë, gjashtë asistime dhe tre kërcime. Bucks tani udhëheqin serinë 2:1.

Fitore të rëndësishme dhe mjaft dramatike ka shënuar edhe Portland Trail Blazers. Ata arritën të fitojnë me rezultat 140-137 kundër Denver Nuggets.

Në këtë ndeshje u deshtën katër pjesë shtesë për të vendosur fituesin.

Lojtari më i mire tek Blazers ishte Cj McCollum me 41 pikë tetë kërcime e katër asistime.

Ndërsa tek Denver më të mirët ishin Murray me 34 pikë e nëntë kërcime dhe Jokic arriti të shënoj ‘triple-double’, 33 pikë, 14 asistime dhe 18 kërcime.

Jokic po ashtu u bë lojtari i parë që arrin të luaj 65 minuta në një ndeshje ‘Play-Offi’.

Blazers me këtë fitore udhëheqin serinë me rezultat 2:1./Indeksonline/