75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Gj. Sh

Dramë e re mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa zbret nga avioni

Klima e ftohtë midis Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte duket se vazhdon, duke mos ruajtur më as pretendimet më bazike para kamerave dhe fotografëve.

Episodi i ri midis tyre u zhvillua këtë herë me mbërritjen e tyre në aeroportin e Londrës, kur presidenti francez i ofroi dorën për ta ndihmuar të zbriste shkallët e avionit, por ajo e shmangu!

Disa minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë gati për t’u larguar nga baza, me atmosferën që dukej e ftohtë ndërsa Brigitte shikonte telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.

Video:

https://x.com/SputnikInt/status/1942591439075991662

Incidenti vjen pas stuhisë që ajo shkaktoi në maj, kur Brigitte u kap në kamera duke i shtyrë fytyrën burrit të saj me të dyja duart para se të zbrisnin nga një aeroplan në Vietnam. Presidenti në atë kohë e përshkroi gjestin si një “lojë”, por çështja ka marrë përmasa të mëdha në Francë, me gazetën Le Parisien që pyet: “Një shaka apo pak sherr?”