14:57 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Dramë e vërtetë në Mitrovicë, Prishtina fiton duelin ndaj Trepçës në minutat shtesë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të takimit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 30’të me golin e shënuar nga Lumbardh Dellova, por pjesa e dytë solli ndryshime, pasi rezultatin në 1:1 e barazoi, Arbnor Muja në minutat e fundit të këtij takimi, shkruan IndeksOnline

Por, ku po mendohej se kjo ndjeshje do të mbyllej e barabartë në skenë për kryeqytetasit dolin Labinot Abazi që shënoi për 1:2 në minutat shtesë.

Me këtë triumf, Prishtina regjistron edhe fitoren e tretë radhazi, për të hyrë seriozisht në valle për titull.