18:45 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Dramë në “Karagaq”, Dardan Berisha i hakmerret Prishtinës

Peja ka shënuar fitore në derbin e xhiros së 21-të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ata kanë mposhtur rivalin e përjetshëm, Sigal Prishtinën me rezultat 82-76, shkruan Indeksonline.

Peja ishte në epërsi gjatë të gjithë ndeshjes, edhe pse në fund rezultati ishte i ngushtë, ku Prishtina u afrua deri në tri pikë (76:73), por pa mundur të arrijë përmbysjen.

Basketbollistët më efikas ishin Dardan Berisha i Pejës dhe Jordan Johnson i Prishtinës me nga 26 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Pejës këtë sezon ndaj Prishtinës.

Vlen të theksohet që atmosfera në palestrën e stërmbushur ishte fantastike. /IndeksOnline/