15:04 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Dramë në Klinë, Dukagjini fiton në sekondat e fundit

Skuadra e Dukagjinit shënoi një fitore të madhe në javën e 21-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 2:1 Lirinë e Prizrenit.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Iljasa Zulfiju, shkruan Indeksonline

Goli i barazimit erdh në pjesën e dytë dhe realizator ishte Spahiu.

Në minutat e fundit, vendasit fituan një penallti pas ndihmës së sistemit VAR.

Futbollisti Lirim Morina gaboi dy herë nga 11-metërshi, pasi portieri Stivi Frashëri bëri dy intervenime fantastike.

Megjithatë në penalltinë e dytë, topi iu rikthye sërish në këmbë futbollistit të Dukagjinit dhe shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Liria mbetët në vendin e fundit me vetëm 9 pikë./Indeksonline/