16:50 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Dramë në Marsejë, klubi shkarkon trajnerin Villas-Boas pas komenteve në konferencë

Olimpiku i Marsejës ka shkarkuar trajnerin Andre Villas-Boas.

Klubi francez ka marrë këtë vendim pas komenteve që trajneri portugez bëri në konferencën për shtyp.

Ish trajneri i Chelseat ishte i pakënaqur me klubin që pa dëshirën e tij transferojë futbollistin Olivier Ntcham.

“Komentet e bëra sot në një konferencë shtypi në lidhje me Pablo Longoria, drejtori i përgjithshëm i ngarkuar me futbollin, janë të papranueshme. Vendimi për shkarkim ishte i pashmangshëm pas veprimeve dhe qëndrimeve të Villas-Boas që dëmtojnë seriozisht institucionin” shkruhet në komunikatë.

43 vjeçari ishte emëruar trajner te Marsejë në maj të vitit 2019.

/Indeksonline/