19:06 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

“Dramë” në Suharekë, Trepça mposht Prishtinën dhe kalon në finale të Superkupës

KB Trepça është finalistja e parë e Superkupës së Kosovës në Basketboll.

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Trepça në gjysmëfinale mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 68-65, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te Trepça ishte Kevin Bracy-Davis me 25 pikë, ndërsa te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 16 pikë.

Në finale Trepça e pret fituersin e ndeshjes Peja – Golden Eagle Ylli./IndeksOnline/