Drecun nuk beson se Kosova do të zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit
Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, ka thënë se nuk beson që institucionet e drejtësisë në Prishtinë do të zgjidhin përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që u qëllua para selisë së partisë në veri të Mitrovicës.
“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili do të mbyllte hapësirën për spekulime.
Drecun foli edhe për deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht. Drecun tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.
Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit, transmeton Klan Kosova.