Drecun: Serbia do të vazhdojë të mbajë çështjen e Kosovës të hapur në OKB
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka me ndihmën e vendeve mike, që të mos hiqen seancat Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ose për të parandaluar që këto seanca të jenë publike.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë tha se përderisa raportet mbi gjendjen në Kosovë janë më realiste, presionet të vendeve të tilla si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë më të mëdha në margjina të OKB-së, kur është fjala për Kosovën.
Drecun thekson se, për fat të keq, Kombet e Bashkuara kanë zvogëluar kapacitetin e saj për të ndikuar në atë që po ndodh në Kosovë.
Ai shtoi se gjithçka filloi me rikonfigurimin e UNMIK-ut gjë që fatkeqësisht, u pranua nga qeveria e mëparshme në Serbi.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas paralajmërimeve se Britania e Madhe planifikon të heqë seancën e KS të OKB-së për Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Drecun thotë se ky është një vazhdim i politikës së njëanshme të Londrës, e cila siç tha ai kërkon të tregojë se çështja e Kosovës është e mbyllur dhe nuk mund të hapet më.
“Nëse ky është një krijim i suksesshëm, jo një vrimë e zezë në Evropë,” tha Drecun, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë ta mbajë çështjen e hapur nëOKB dhe të punojë mevendet që kanë njohur Kosovën ta tërheqin atë.