14:56 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Drejt 3-shit në tre ditë, dyshja e famshme

Me rënjen e temperaturave, një këngë melankolike dhe zëri unik i Ermalit dhe Fifit është pikërisht ajo që duhej për të na bërë të ndihemi të relaksuar në këtë periudhë vjeshte.

Bashkuan forcat për herë të parë dhe kënga u kthye menjëherë në hit.

Dy artistët e njohur që numërojnë fansat të shumtë, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, nuk kanë zhgënjyer me projekti e ri.

Kur ka vetëm tri ditë që është publikuar, kënga “Përjetësi” është gati të arrij 3 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Prodhuar nga Fatjon Miftari, me teksti dhe melodi nga vetë Fifi, me videoklipi të realizuar nga Imagine Films dhe në kitarë, Astrit Stafai, ky projekt s’kishte si të mos merrte reagimin e duhur të publikut.

Kënga po pëlqehet teje mase dhe po dëgjohet në secilin ambient, prandaj edhe suksesi i saj tashmë është i garantuar./Indeksonline/