08:02 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Ajaxit “godet” UEFA-n: Për ju më e rëndësishme është paraja se shëndeti

UEFA dhe 52 federatat e saj gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një videokonferencë, ku kanë folur për ecurinë e ngjarjeve pasi kontinenti i vjetër është pushtuar nga koronavirusi.

Ata kanë vendosur që garat do të vazhdojnë gjatë muajit maj dhe qershor edhe pse mund të ketë një vendim tjetër, varësisht nga zhvillimi i situatës, shkruan Indeksonline.

I ashpër ka qenë reagimi i drejtorit sportiv të Ajaxit, Marco Overmars në drejtim të UEFA-së dhe Federatës Holandeze të Futbollit.

Ai ka thënë se për ta më e rëndësishme është paraja sesa shëndeti i lojtarëve.

Është e pakuptueshme që UEFA dhe Fedreta Hollandeze e Futbollit nuk do të ndalojnë përfundimisht garat. Ata janë si Trump një javë më parë, me qindra vdekje çdo ditë, ekonomia është më e rëndësishme për ta sesa shëndeti“, ka thënë Overmars.

Qe disa javë në Evropë janë ndaluar të gjitha garat duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Europa League. /IndeksOnline/