16:52 / E Premte, 08 Janar 2021 / Blerim

Drejtori i Dritës: Nuk e di nëse është e drejtë që klubet të kenë prioritet për vaksinim para personave të moshuar!

Tashmë bota ka filluar të përdorë vaksinën kundër Covid-19, e që shumë shpejt pritet të aplikohet edhe në Kosovës.

Në vende si Anglia dhe Gjermania ku futbolli është pjesë kryesor, vaksinimi ka filluar edhe te futbollistët, pavarësisht se kanë aktivitetet të vazhdueshme fizike, shkruan IndeksOnline

Por, a duhet që edhe futbollistët e Superligës së Kosovës të kenë prioritet në këtë aspekt? IndeksOnline ka biseduar me drejtorin e Dritës, Valon Zymberin i cili thotë se nuk e din nëse prioritet kanë klubet para personave të moshuar e me sëmundje kronike.

“Në këtë sezon fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast që është identifikuar me virus te lojtarët, andaj mendoj që situata është shumë stabile, nuk e di nëse është e drejtë që klubet të kenë prioritet para personave me sëmundje kronike dhe atyre të moshuar”, tha fillimisht Zymberi.

“Gjithsesi mendoj që Federata në bashkëpunim me IKSHP duhet ta thonë fjalën e fundit nëse janë klubet prioritet”, përfundoi ai.