20:45 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / AR

Drejtori i Dritës rrahet me kryetarin e tifozëve të Gjilanit, s’i nisi sherri pas ndeshjes së kupës

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të klubit janë rrahur me kryetarin e “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti.

Sipas burimeve të TV Dukagjinit, përleshja ka ndodhur pas tensioneve mes “Intelektualëve” me lojtarët dhe trajnerin, Zekirija Ramadani, pas humbjes në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.

TV ka kontaktuar drejtorin sportiv të Dritës, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. Zymberi dhe Byqmeti ndodhen në stacionin e Policisë në Gjilan.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vendin e punës të kryetarit të tifogrupit të “Intelektualëve”.

Siç dihet, muajt e fundit raportet mes Valon Zymberit dhe “Intelektualëve” nuk kanë qenë aspak të mira.

Tifogrupi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e Zymberit.