14:30 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë i jep vërejtje KEDS-it

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri u ka dhënë vërejtje zyrtarëve të KEDS-it, pasi që të njëjtit kur po ndërrojnë shtyllat, kabllot e kompanive (telefon e internet) po i lënë në rrugë.

Sipas Tahirit, nuk do të tolerohet ky kaos nëpër lagjet e Prishtinës.

“Ka shumë raste që KEDS ndërron shtyllat, e kabllot e kompanive të tjera (telefon, internet, etj) mbesin në rrugë. Jemi duke i kontaktuar me radhë, dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar t’i largojnë. Nuk do ta tolerojmë këtë kaos nëpër lagjet e Prishtinës”, ka thënë Tahiri.

Kompanitë që nuk i largojnë kabllot e tyre, sipas kreut të inspekcionit, do të gjobiten./Indeksonline/