13:28 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Drejtori i Interit flet për Tonalin, tregon a ka bërë ofertë

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, ka deklaruar se me skuadrën e Brescias gëzojnë një raport të shkëlqyer, mirëpo akoma nuk kanë biseduar asgjë për transferimin e Sandro Tonalit.

20-vjeçari ka qenë shumë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Interi dhe Marotta nuk e ka mohuar dëshirën e klubit për ta pasur në skuadër talentin italian.

“Nuk jam vetëm unë që dëshiroj ta kem atë lojtar, por edhe shumë ekspertë të tjerë italianë”, shtoi Marotta.

Tonali këtë verë mund të transferohet te Neroazzurët, mirëpo klubi nga Milano duhet të plotësojë kërkesat financiare të skuadrës së Brescias.