20:29 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Drejtori i Juventusit ka këtë apel për luftën ndaj Koronavirusit

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, ka zëvendësuar Paolo Dybala-në si i ftuar nderi në rubrikën “Në shtëpi me Juventusin”, e cila transmetohet në “Juventus TV”.

Paratiçi ka bërë thirrje që të gjitha udhëzimet e betejës kundër Koronavirusit të ndiqen me kujdes, duke patur parasysh numrin e lartë të vdekjeve.

“Qëndroni të gjithë në shtëpi. Jam nga një provincë e prekur e Piaçensas, e cila numëron rreth 30 vdekje në ditë. Ky fakt duhet të na bëjë të mendojmë. Të gjitha thirrjet për t’u ndërgjegjësuar janë shumë të rëndësishme. Duhet t’i bindemi këtyre thirrjeve, si dhe të bëjmë akoma më shumë”, deklaroi Paratiçi.