12:21 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Drejtori i “Mehmet Akif”: Të arrestuarit kishin leje qëndrimi në Kosovë

Drejtori i Kolegjit ‘Mehmet Akif’ në Lipjan, Nazmi Ulus, tha për se shtetasit turq të arrestuar kanë pasur leje të qëndrimit në Kosovë.

“Pesë nga pjesëtarët e stafit tonë janë arrestuar në mëngjes dhe njëri nga ta është Presidenti i cili ka ardhur nga Turqia gjatë kësaj periudhe, pas grushtshtetit”, tha Ulus.“Ende nuk kemi një informacion të saktë nga Policia por ajo në të cilën dyshojmë si arsye është presioni i Turqisë ndaj vendeve të Ballkanit. Ne dyshojmë në këtë”, shtoi ai.

“Ata kanë lejeqëndrim legal në Kosovë. Lejeqëndrimi i tyre nuk ka skaduar. Që të gjithë kanë lejeqëndrimi deri në vitin 2022. Ata ishin rezidentë të ligjshëm”, tha Ulus për Kallxo.com.

“Ndoshta janë shërbimet e inteligjencës të Turqisë të cilat operojnë shumë në vendet e Ballkanit”, tha Nazmi Ulus.

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu, Institucionet Edukative Gulistan, e cila menaxhon katër shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë, janë pjesë e asaj që e quajnë “organizatës terroriste Gulentiste- FETO”, e drejtuar nga kleriku turk Fetullah Gulen, që aktualisht jeton në ekzil në SHBA. Shteti turk e konsideron lëvizjen e Gulenit si organizatë terroriste, një akuzë të cilën Gulen e mohon. Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gulenit në Turqi për ta gjykuar atë për puçin e dështuar të korrikut të vitit 2016.