09:40 / E Hënë, 06 Prill 2020

Drejtori i Milanit: Do të rikthehemi kur gjithçka të jetë e sigurt

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, ka zgjedhur faqen zyrtare të klubit kuqezi për të dhënë mesazhin e tij të gjatë, që synon të përcjellë shpresë në këto ditë të vështira.

Ivan Gazidis ka theksuar se prioriteti i klubit është shëndeti dhe siguria e lojtarëve, stafit, tifozëve dhe i të gjithë komunitetit, ndërsa ai u shpreh se do të rikthehen në fushë vetëm kur të jenë kushtet e duhura.

“Të dashur milanistë, po ju flas nga shtëpia ime në Milano, ku jam izolur teksa përjetojmë këtë tragjedi përreth nesh. Mendoj për doktorët, infermierët, punonjësit e shëndetësisë, policinë, shoferët e autobusëve, shitësit e të gjithë të tjerët që kryejnë detyra thelbësore. Dua t’iu falënderoj nga zemra.

Prioriteti i Milanit është i thjeshtë, pra shëndeti dhe siguria e lojtarëve, stafit, tifozëve dhe komunitetit. Do të rikthehemi në stërvitje kur gjithçka të jetë e sigurte për lojtarët, stafin, tifozët dhe të gjithë italianët. Ne po punojmë në mënyra të ndryshme për të dhënë ndihmën tonë dhe dalja ime në faqen zyrtare flet qartë. Kur sezoni të rifillojë, ne nuk do t’i harrojmë heronjtë e këtyre muajve.

Jam krenar të jem pjesë e këtij klubi dhe qyteti fantastik. Jemi të bashkuar në këto momente të vështira dhe do të jemi skuadër edhe më kompakte kur të dalim nga kjo situatë. Më humanë, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Forca Itali. Gjithmonë Milan!” tha ndër të tjera Gazidis.