75 Mall Live Search
12:48 / E Mërkurë, 14 Gusht 2024 / mp

Drejtori i Policisë në Shqipëri thotë se shumë shpejt do të kapen Antonela me motrën e saj

Para pak ditësh, një blogere e quajtur, Klea Prenga ka akuzuar në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.

Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. Prenga ka përfunduar me disa çarje në pjesën e ballit dhe fytyrë, njëra pranë syrit. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e komplikuar ndërsa mjekët i kanë bërë disa qepje për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë motrat janë shpallur në kërkim nga policia.

Kreu i policisë së shtetit tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtuar ndaj Klea Prengës.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Antonela ka publikuar në llogarinë e saj të biznesit në Instagram disa foto.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.