22:58 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / C E

Drejtori i Prishtinës fajëson Dallkun për largimin e disa futbollistëve

Drejtori Sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka folur për formën e skuadrës në Superligë.

Ai i ka dalë në mbrojtje trajnerit Zekirija Ramadani, teksa tha se futbollistëve të larguar i kanë dhënë oferta të majme, teksa ata janë larguar për arsye të ndryshme, ndër të cilat edhe mardhëniet e tyre me Dakun.

“Klubi i ka dhënë oferta të mira futbollistëve që janë larguar, por futbollistët kanë dashur të largohen për ndonjë arsye apo tjetër”, ka thënë Begolli në Sport Show.

“Ndoshta ata kanë menduar që Dallku do të jetë trajner dhe nuk kanë qëndruar për këtë gjë”

“Disa prej futbollistëve kanë shkuar sepse trajneri Dallku nuk ka deshur që t’i ketë në skuadër”. /IndeksOnline/