16:58 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës tregohet romantik për 8 Mars (Foto)

Më shumë së kurrë të gjithë sot tregohen të dashur me bashkëshortet dhe nënat e tyre. Edhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar bashkëshortën e tij Monikën me rastin e 8 Marsit, shkruan Indeksonline.

“Je një grua e jashtëzakonshme, dhe unë këtë ta them çdo ditë! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar Zharku përbi një fotografie.

Ndryshe ai dhe Monika janë martuar në nëntor të vitit të kaluar. Çifti dashurinë e tyre e kurorëzuan në Holandë./Indeksonline/