16:38 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arben Zharku emërohet Drejtor i QKK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka emëruar Arben Zharku drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Mandati i drejtorit është katërvjeçar dhe ky është mandati i dytë Zharkun.

Arben Zharku lidhur me këtë vendim u shpreh se:

“Për katër vite që kam qenë në pozitën e drejtorit në KKK, kam punuar me maksimum dhe maksimal dhe besoj se do të mund të kontriboj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosova me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Programin e Medias etj.

Më poshtë vendimi:

/ Indeksonline /